Një 29 vjeçar, i cili lëvizte me armë zjarri në qytet, është arrestuar nga policia e Vlorës. Kjo e fundit thotë se u njoftua nga qytetarët për të riun, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e Ujit të Ftohtë.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar pranë një lokali në Ujin e Ftohtë Vlorë personin e dyshuar, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekie ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E.H., banues në Vlorë.

"Shtetasi E.H., gjatë  tentativës për ti shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë" thotë policia, duke shtuar se 29-vjeçari ka qenë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje edhe në vitin 2012.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mosbindja ndar urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

/Ora News.tv/