Korçë, i riu sulmohet me armë në qendër të qytetit

Një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës përpara bashkisë së qytetit dhe shumë pranë komisariatit të policisë. Sipas informacioneve paraprake mësohet disa persona për motive banale janë konfliktuar dhe me pas janë përplasur fizikisht, duke u qëlluar me grushta.

Më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve, duke mbetur i plagosur Erjon Hoxhallari.

"Pas një konflikti midis disa personave për motive të dobëta, mbeti i plagosur shtetasi E.H, rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes", thotë policia. 

Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, të cilët bërë të mundur kapjen e dy autorëve, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër. 

Ndërkohë ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, pasi është një zonë e frekuentuar.


EMISIONET