Një person i dyshimtë dhe i armatosur në kompleksin e Gylenit në Pensilvani

Një person i dyshimtë dhe i armatosur në kompleksin e Gylenit

Njoftohet se në kompleksin e Fethullah Gylen-it, klerikut mysliman që jeton në Pensilvani u thirr policia, pasi rojet diktuan të mërkurën një person të armatosur të hynte në kompleks.

Kleriku që jeton në SHBA akuzohet nga Turqia si nxitës i grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

Rojet gjuajtën në shenjë paralajmërimi dhe personi i dyshuar u largua, tha një zëdhënës. Nuk ka njoftime për të dëmtuar ose të arrestuar, tha zëdhënësi i Gylenit, Alp Aslandogan për agjencinë Reuter.

Rreth kompleksit të rrethuar me mure u panë disa makina të Policisë së Pensilvanisë. Kompleksi ndodhet në Saylorsburg të Maleve Pokono.

Presidenti Rexhep Tayip Erdogan dhe qeveria turke akuzojnë Gylenin për orkestrimin e grushti të dështuar të 2016-s, në të cilin ushtarë të paorganizuar morën tanke dhe avionë luftarakë, dhe bombarduan Parlamentin. Më shumë se 240 vetë u vranë gjatë incidenteve të dhunës. Gyleni i ka mohuar akuzat.

/Voa/


EMISIONET