Një orë para protestës, ambasada amerikane ka një thirrje për Bashën dhe Kryemadhin

Një orë para protestës, ambasada amerikane ka një thirrje

Vetëm një orë larg protestës së thirrur nga opozita Ambasada Amerikane del me një deklaratë ku dënon dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. 

Ambasada amerikane i bën thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore.

Përmes një deklarate të postuar në facebook (ora 17:00) ambasada amerikane thotë se dhuna çoi dhe në dëmtimin e vendbanimit të  ambasadorit të OSBE-se.

"Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. "

Ambasada ka dhe një mesazh për qeverinë

"Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. 

"Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik" mbyll deklaraten SHBA. 

Menjëherë më pas reaguan dhe selite e tjera diplomatike të akredituara në Tiranë: ambasada italiane, britanike dhe ajo gjermane.  



Ky mesazh u percoll edhe nga selite e tjera diplomatike, si ambasada italiane, gjermane dhe ajo britanike


EMISIONET