Një nga 60 rastet në botë, njihuni me djalin e lindur pa sy

Një djalë 6 vjeçar i lindur pa sy është një nga vetëm 60 rastet në botë.

Christian Buchanan nga Woodbury, Tennessee, vuan nga çrregullimi Tessier.

Sëmundja e rrallë ka vetëm 60 raste në historinë mjekësore.

Që nga lindja e tij, Christian është ushqyer me tub dhe iu është nënshtruar 7 operacioneve.

Pavarëisht nga gjendja që nuk e lejon djaloshin të shikojë, nëna e tij thotë se kjo nuk e ka ndaluar atë që të jetojë një jetë të plotë.

Por megjithsë 6 vjeçari bën një jetë aktive, ku po mëson të luajë violinë dhe të bëjë karate për të arritur maksimumin nga jeta e tij, vazhdon që të marrë komente mizore nga të huajt.

"Unë nuk isha i vetëdijshëm para lindjes së Christian se ka një stigmë të madhe shoqërore për të qenë ndryshe, për tu dukur ndryshe dhe shumica e njerëzve nuk dinë sesi të sillen me dikë që është ndryshe,"-tha nëna e tij Lacey. 

Ajo kërkon që të rrisë ndërgjegjësimin mbi aftësitë e kufizuara me shpresën për t'i bërë njerëzit më të pranuar nga ata që duken ndryshe.

EMISIONET