E nis muajin me shpresë duke pritur me padurim ditën e rrogës. Ke kaluar një muaj të vështirë dhe ditët e fundit janë akoma dhe me sfilitëse. Por para se rroga të kalojë në bankë të del përpara qeveria.

Qeveria ka qejf të pijë ujë në burim, nuk e lë që të rrjedhë deri tek llogaria jote. Të thote sikur janë ca si shumë këto qe po merr, 40 per qind i dua une, taksa dhe sigurime. Iku dallga e pare.

Të mbetet 60 përqindëshi. Por dy dite pas rroges ke takim me qiraxhiun. Edhe ky te pret me qejf njësoj si qeveria. Qiraxhiu do 30-40 për qind të asaj që të lë qeveria. Dy goditje knock outi. Por shpresa vdes e fundit. Ke gjithmonë 30 per qindeshin e mbetur.

Kur ti mendon se ke mbaruar punë me qeverinë, të dalin përpara kompanite publike te utileteteve. Të vijnë te shtëpia dy fatura në copa letre te vogla. E para është e dritave, e dyta e ujit.

INSTAT thotë se të dyja këto marrin rreth 5% të buxhetit familjar. Por ty fatura të vjen gjithmone dy herë më shume. Kështu që ato duan 10 per qind të rrogës. Pasi paguan dhe këto të mbeten 20 për qind të pagës. Litari vetem shtrengohet. Dhe ky eshte vetem starti, dmth eshte ende data 5 e muajit.

Tani nëse do të kesh makinë, internet, dhe telefon bën mirë që të lëshosh edhe 20 % e mbetur që në fillim. Pastaj duhet te mendosh, prit se është edhe ushqimi. Kështu që fillon të shtrëngosh ku te mundesh.

Makina nuk te duhet, është luks. Internetin mund ta mbash pak me dhimbje. Restorantet, shpenzimet për argëtim janë të eliminuara që në nisje.

Tani e gjithë sfida është si të dalësh në fund të muajit me 20 për qind të rrogës. Por prit. Nuk ke mbaruar punë ende me qeverinë. Tek ky 20 përqindeshi sa herë që do blesh në treg, qeveria do 4 % tvsh. Qeveria nuk lodhet asnjëherë së të p..... Këtë here gjysmë fshehurazi, dmth ti nuk e ndjen shumë. Praktikisht ke vetem 16 per qind te tuat.

Por njeriu është kreativ. Fillon të bëjë çtë mundet për të arritur në fillim të muajit tjetër. Derisa boom del nje shpenzim i papritur.

Ky mund të jetë një shpenzim shëndetësor ose për shkollim. Qeveria te merr sigurime 3.5 përqind të rrogës për sigurime shëndetesore, por kur shkon ne spital publik, qeveria nuk duket. Por aman ke gjithmone Check-Upin falas.

Tani nëse të del ky shpenzimi përpara ke vetem një rrugë. Termi i sofistikuar është kredi. Populli me urtësinë e tij i thotë borxh. Mjaftojne disa nga këto episodet dhe borxhi rëndohet e rendohet derisa varka nis të fundoset.

Aty të lind pyetja. Ku është diferenca mes skllavërisë së dikurshme dhe asaj të sotme?  Sërish ngushëllohesh. Sot të pakten nuk të rrahin me kamzhik si dikur. Shpresa mbetet gjithmonë. Edhe kur varka është mbushur plot me ujë.

(Ky material u pergatit dhe u transmetua ne emisionin "Tempora" 16 korrik 2019. Teksti i Klodian Tomorri, videoja nga Ervis Meniku)   

/Ora News.tv/