Një miqësi 100-vjeçare Austri-Shqipëri

Një miqësi 100-vjeçare Austri-Shqipëri

Aneksim apo protektorat? Çfarë ishte prezenca austro-hungareze në Shqipëri në luftën e parë botërore? Shkencëtarët kanë fjalën e tyre teknike për marrëdhënie mes dy vendeve. Ndërsa publiku i gjerë mund të prekë përmes një ekspozite fotografike njerëzit dhe qytetet shqiptare të njëqind viteve më parë.

Johann Sattler, amb. austriak: I kemi bërë për detyrë vetes që nëpërmjet artit dhe kulturës të vëmë sa më mirë në pah.
Lindita Komani, studiuese: Është kënaqësi shumë e madhe që letërsia shqiptare të jetë më shumë prezente në Austri.

Viti i përbashkët kulturor Shqipëri-Austri përfshin një mori aktivitetesh që hedhin dritë përgjatë gjithë shekullit të kaluar: mbi ndikimin e kulturës austriake në krijimin e elitës shqiptare gjatë themelimit të shtetit shqiptar; mbi letërsinë austriake në gjuhën shqipe.  Prezantimi i Egon Shiles në Tiranë apo i autorëve të rëndësishëm të kësaj kulture janë një ngjarje e rëndësishme që pritet të ndodhë.

Inva Mula, Soprano: Ne kemi disa artistë të shkëlqyer shqiptarë që janë në repertorin e Operës së Vjenës.

Në kuadër të shkëmbimit mes kulturave parashikohet ardhja artistëve shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Austri, muzikantë, këngëtarë, balerinë.

Viti kulturor Shqipëri- Austri do të prekë skenat e mjaft qytete tona që nga Tiranë, në Berat, Shkodër e deri në Bajram Curri.

EMISIONET