Një marrëveshje e 2-të Rama-Basha? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2019, 22:47
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shfaq i prerë se një marrëveshje të dytë mes Ramës dhe Bashës nuk do të ketë.
Boçi: Në raport me atë marrëveshje që theu të gjitha premtimet e mbajtura, duke futur duart në thesin e votave, kjo e bën Bashën që të mbajë një vendim refraktar, të qartë. Nuk ulet me Ramën as në cilësinë e kryeministrit, as në cilësinë e kryetarëit të PS-së. Basha është shumë i qartë. Me keqbërësit nuk negociohet.