"Një herë Miss, gjithë jetën Miss", Zaimina kurorëzohet për të dytën herë pas 16 vitesh

Zaimia Vasjari është shpallur Miss Shqipëria në vitin 2002. Dhe këngëtarja është kurorëzuar dy herë me të njëjtin titull. E ftuar në eventin “Miss Shqipëria 2018”, ajo është kurorëzuar me titullin "Një herë Miss, gjithë jetën Miss".

Në një postim në Instagram Zaimina është shprehur shumë e lumtur dhe e emocionuar.

Këngëtarja shprehet se marrja e këtij titulli e ka rikthyer pas në kohë, në kujtimet që ndodhin njëherë në jetë.

"Kanë kaluar 16 vite pas kurorëzimit tim si Miss Shqipëria dhe mbrëmë përjetova emocione shumë të bukura sepse më rikthyen në kujtime të cilat ndodhin një herë në jetë. E lumtur që u kurorëzova për të dytën herë me moton “Një herë Miss, gjithë jetën Miss,”-shkruan ajo.



EMISIONET