Një foshnje 8 muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve nga fruthi dhe probleme me bronkopneumoninë. Foshnja nga Puka prej disa javësh trajtohej në QSUT ndërsa komplikacionet kanë rezultuar fatale për të. Kjo edhe për shkak se foshnja nuk kishte mbushur moshën për tu vaksinuar me vaksinën tri valente.  Në nivel kombëtar 65 persona vijojnë të jenë të prekur nga fruthi, fëmijë dhe të rritur; të cilët nuk janë vaksinuar me MMR. 

Shënohet viktima e parë nga fruthi, ai është një foshnje 8 muajshe nga Puka i cili qëndronte i shtruar në pediatrinë e QSUT për shkak të problemeve me bronkopnenumoni. Burimet nga spitali bëjnë të ditur se foshnja ishte shtruar prej disa javësh në këtë shërbim dhe nga problemet në frymëmarrje  është mbivendosur edhe fruthi që për fat të keq ka qenë fatal për të.

Foshnja 8 muajsh nuk kishte mbushur moshën për tu vaksinuar me vaksinën 3 valentate e cila mbron nga fruthi, shtytat dhe rubeola. Kjo vaksinë injektohet në moshën 1 veçare. 

Rasti në fjalë dhe fakti që foshnjat pa mbushur 1 vjeç janë prekur nga fruthi detyroi aurotitet shëndetësore të ulin moshën e vaksinës në 9 muajsh.

Konsultore po sensiblizojnë nënat që të vaksinojnë me MMR, Vaksinë që të mbron nga fruthi, rubeola dhe shytat fëmijët që mbushin 9 muaj.

Epidemiologët në institutin e shëndetit publik  bëjnë më dije se në nivel kombëtar 65 persona janë të prekur nga fruthi; fëmijë dhe të rritur të cilët vijojnë trajtimin mjekësor.

/Ora News.tv/