Channing Tatum dhe Jessie J janë ndër çiftet më të lumtura të Hollivudit, të cilët vendosën të dalin publikisht në Londër. Aktori 38-vjeçar dhe këngëtarja 30-vjeçare kanë nisur historinë që në tetor të vitit të kaluar, por asnjëherë nuk ishin parë në praninë e njëri-tjetrit.

Duket se ata janë më të dashuruar se kurrë pasi fotografitë nga “Just Jared” e transmetojnë romancën e bukur. Ndër imazhe, artistët shfaqen duke ecur në rrugë me duar të kapura dhe kështu konfirmojnë se po kalojnë një kohë shumë të këndshme.

Këngëtarja dhe aktori janë takuar për herë të parë në vitin 2015 në eventin “MTV Movie Awards”. Historia e tyre nisi rreth 6 muaj pas divorcit të Channing.

Aktori i dha fund martesës 9-vjeçare me Jenna Dewan në prill të vitit të kaluar. Ata janë prindër të një vajze që quhet Everly dhe është 5 vjeçe.


 

/Ora News.tv/