Një shtetas i huaj ishte në mesin e pedofilëve që shfaqën interes në rrjetin e hapur nga "BOOM". Ai u prezantua si 55-vjeçar, ndërsa "BOOM" si 16 vjeç.

Gjatë bisedës ai tha: "Ke gjetur personin e duhur  që do të bëjë të ndihesh mirë”.

Pas bisedës u vendos  takimi.

I panjohuriÇkemi vëlla?

I mituri: Çkemi? Si je ti ? Unë jam 16. Sa vjeç ?

I panjohuri: 55. Mirë, unë e di se si mund të të bëj ty të lumtur.

I mituri: Si?

I panjohuri: Nëse ne do takohemi, do ta mësosh.

I mituri: Kështu që ... ti nuk e ke problem moshën time?

I panjohuriJo. Më trego , kur?

I mituri: Nuk e di , fillimisht konsumojmë një kafe. Si mendon?

"BOOM" bashkëpunoi me një individ të rritur i cili u trukua si një 16 vjeçar .

Takimi u zhvillua në “Don Bosko” , në ambjentet e një bari, që u propozua nga 55 vjeçari.

Nuk vonoi dhe ai e ftoi të miturin në apartamentin e tij që ndodhej aty pranë me pretendimin se ishte ftohtë jashtë.

Por "16 vjeçari" i infiltruar nga "BOOM" nuk pranoi dhe biseda u realizua aty.

Ai u shpreh se ndihej i lumtur për këtë takim dhe i vlerësuar.

Ai pyet edhe njëherë për moshën dhe përgjigjja ishte: “Unë jam 16” .

I mituri i tha se i pëlqente fakti që ai nuk e kishte problem se ishte 16 vjeç dhe ai iu përgjigj se rëndësi ka që nuk është i vogël në mendje.

55-vjeçari i tha hera e parë është eksituese dhe se do ta puthte në të gjithë trupin.

Biseda u la se takimi do të ndodhte të nesërmen.

I panjohuriKeviii !Kënaqësi që të takova. Atëherë sa vjeç je ti?


I mituri: Unë jam 16. Dëshiron të shkojmë tek apartamenti im apo do të qëndrojmë këtu , sepse është ftohtë ( i prek gjurin me këmbë ).Të pëlqejnë disa puthje? Hera e parë është eksituese.

I mituri:  Më pëlqen realisht kur thua nuk ka problem, ok je 16 vjeç , s’ka problem sepse ka disa që thonë je i vogël..E tmerrshme!

I panjohuri: Epo, rëndësi ka të paktën që nuk je i vogël në mendje.

I mituri: Çfarë mendimi ke rreth lidhjeve ndërmjet meshkujve në moshë dhe djemve si mua ?

I panjohuriMendoj se  duhet të jetë diçka natyrale.Do të të pëlqente të putheshe?

I mituri: Tani ?

I panjohuriJooo.Nesër!Në të gjithë trupin, jo vetëm këtu dhe këtu …Shumë ngrohtë, e di. Mos më thuaj që nuk do.Është uau!

Menjëherë pas takimit ai i tha se mezi po priste ta takonte të nesërmen dhe se kishte nevojë për nxehtësinë e trupit të 16 vjeçarit.

SMS pas takimit

I panjohuriKevin, më tërhoqe shumë. Mezi po pres të të takoj nesër.

I mituri: Ti dëshiron të më takosh mua kaq shpejt?

I panjohuriUnë dëshiroj  nxehtësinë e trupit tënd.


/Ora News.tv/