Nisin fluturimet Athinë-Shkup

Nisin fluturimet Athinë-Shkup

Rifilluan sot fluturimet e drejtpërdrejta nga Athina në Shkup. Në fluturimin e parë nga Athina në Shkup ndodhej në bord dhe zëvendëskryeministri maqedonas, Bujar Osmani. Ai e vizitoi Athinën pas arritjes së marrëveshjes, në të cilën Maqedonia u zotua të ndryshojë zyrtarisht emrin e saj në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Me disa postime në Twitter,  zoti Osmani tha se Greqia ishte bërë "aleati më i madh" dhe se "rivendosja e korridorit ajror" simbolizonte marrëdhëniet e përmirësuara.

Flurimi i kompanisë “Olympic Air” u nis për në Shkup nga kryeqyteti helen në orën vendore 18:40. Rinisja e fluturime dy herë në javë, pason votimin nga parlamenti i Maqedonisë për fillimin e procedurës për ndryshimin e emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fluturimet midis dy kryeqyteteve u ndërprenë në vitin 2007.

EMISIONET