Borussia Dortmund nuk ndalet në merkato.

Nënkampionët e Gjermanisë kanë zyrtarizuar firmën me talentin e Barcelonës, Mateu Morey. Mbrojtësi i formuar në akademinë e katalanasve ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me skuadrën e Bundesligës gjermane.

19 vjeçari është një futbollist me mjaft prespektivë, por dështimi për tu vënë nën urdhërat e Ernesto Valverde e kanë detyruar të kërkojë një skuadër tjetër për të treguar cilësitë.

Adoleshenti ka gëzuar një sukses në nivelin e të rinjve, duke fituar Champions League për të rinjtë me Barcelonën dhe Kampionatin Evropian të U-17 me Spanjën. Gjithashtu, ai është aktivizuar edhe në një takim me ekipin kampion të La Liga para se të transferohej në Gjermani.

Ai bëhet lojtari i dytë që i bashkohet Dortmundit nga Barcelona brenda një viti, pasi 18 vjeçari, Sergi Gomez u bashkua me klubi verdhezi në verën e kaluar. Për një fanellë titullari, Morey ka një punë të vështirë kundër Lukasz Piszczek, i cili feston ditëlindjen e tij të 34 në ditët e ardhshme.

/Ora News.tv/