Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kritikon qeverinë shqiptare për heshtjen përballë paralajmërimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe kërkesave të Beogradit për t’ia bashkangjitur Serbisë veriun e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook Nishani shkruan

"A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për t’i dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ?

Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë.

Neni8

‘Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’."



/Ora News.tv/