Nis seanca për ushtrinë e Kosovës, Thaçiç dhe Vuçiç përballen në Këshillin e Sigurimit

Nis seanca për ushtrinë e Kosovës, Thaçiç dhe

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton me kërkesë të Serbisë, për të diskutuar mbi vendimin e parlamentit të Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës.

Vendimi, i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania, ngjalli kundërshtimin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, që vlerësuan se nuk ishte koha e përshtatshme për një gjë të tillë.

Presidenti serb, Aleskandër Vuçiç, shprehu indinjatën mbi votimin e parlamentit të Kosovës, duke e quajtur veprim që rrezikon qëndrueshmërinë e gjithë rajonit. Në Beograd më parë, ai kishte sulmuar ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës.

Ai shkoi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për të paraqitur siç u shpreh, "të vërtetën dhe shqetësimet për krijimin e paligjshëm të ushtrisë së Kosovës".

Kosova përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi, i cili në fjalën e tij tha se ushtria e Kosovës do të ishte kontribuese e stabilitetit në rajon dhe se vendimi për ushtrinë është i pakthyeshëm.

Të dy presidentët pritet të takohen në Bruksel të mërkurën gjatë një takimi të shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogerini me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor./VOA/

EMISIONET