Nis beteja për pasurinë e Aretha Franklin

Nis beteja për pasurinë e Aretha Franklin

Këngëtarja legjendare Aretha Franklin nuk ka lënë asnjë testament për pasurinë e saj.

Ndaj midis fëmijëve të yllit të ndjerë të muzikës ka filluar beteja.

Katër djemtë e saj kanë paraqitur dokumentat në gjykatë për të marrë pasurinë.

Franklin vdiq javën e kaluar nga kanceri pankreatik i avancuar në moshën 76 vjeçare.

Përveç djemve të saj, mbesa e këngëtares ka kërkuar nga gjykata që të caktojë atë si përfaqësuese personale të pasurisë.

Sipas ligjit të Miçiganit, nëse një person i pamartuar vdes pa lënë një testament ose dëshirë, pasuria e tij ose të saj ndahet në mënyrë të barabartë mes fëmijëve.

Avokati Franklin, që e ka përfaqësuar për gati tre dekada, tha se vazhdimisht i kërkoi asaj të bënte një testament, por ajo nuk pranoi.

"Prej shumë vitesh i kam kërkuar të linte testament,"-tha avokati Don Wilson. "Kjo do të kishte përshpejtuar gjërat dhe do t'i mbante ato jashtë verifikimit dhe do t'i ruante gjërat private."

Wilson është avokati i Franklin për çështjet e të drejtës së autorit, botimin e këngëve dhe marrëveshjet për albumet, dhe do të konsultohet për qëllimet e planifikimit të pasurisë së saj.

Ai tha mungesa e një testamenti do të thotë se financat do të bëhen publike në Gjykatën e Verifikimit Zyrtar në Qarkun e Oakland.

"Unë vetëm shpresoj (pasuria e Franklinit) të mos përfundojë duke u kundërshtuar shumë,"-tha Wilson. "Çdo herë që njerëzit nuk lënë një testament, gjithmonë përfundon në një luftë."

EMISIONET