Nis “Balkan Teatër Tirana Fest”

Nis “Balkan Teatër Tirana Fest”

Teater Kame, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar organizojnë “Balkan Teatër Tirana Fest”, i cili do të mbahet në Teatrin Kame në Ibë nga data 29 gusht deri 4 shtator.

Në edicionin e këtij viti marrin pjesë trupat nga Rumania, Bosnja-Hercegovina, Shqiperia, Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Greqia.

Festivali i konceptuar edhe si një takim midis fqinjësh do të jetë rasti për njohjen jo vetëm me teatrin e vendeve ballkanike përkatëse si urë lidhëse, por edhe të kulinarisë, muzikës dhe shpirtit të përbashkët ballkanik në një atmosferë festive duke promovuar vlerat më të mira dhe duke i dhënë një shtysë turizmit kulturor, sezonal, kulinar dhe muzikore…

Për të gjitha shfaqjet që do të zhvillohen hyrja është falas. Gjatë ditëve të këtij festivali çdo ditë do t’i kushtohet një shteti me teatrin, kulinarinë, muzikën dhe festën.

Juria e festivalit përbëhet nga President Bujar Kapexhiu , regisor, Sesilia Plasari dramaturge, Arjan Çani gazetar dhe Olta Gixhari, aktore.

/ata/

EMISIONET