Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u kërkoi ndjesë pedagogeve për vonesën e pagave.

Ajo shpjegoi situatën e krijuar duke thënë se gjithçka lidhet me ligjin e arsimit te lartë dhe autonominë financiare.  Po ashtu ajo siguroi se paga e prapambetur e pedagogëve do të mund të merret ditën e hënë.

Nikolla: Është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet, duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit të medias Albana Vokshi, e cila denoncoi pak ditë më parë vonesën e pagave, e cilësoi të dështuar dhe hipokrite ndjesën e ministres së Arsimit. Vokshi akuzon ministren se nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore që do të lejonin pagesën e 15 mijë pedagogëve.

Vokshi: I gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së akteve nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar që në prill të 2016. Ky është shpërdorim i qartë i detyrë

Partia Demokratike tha Vokshi do të jetë në mbështetje të pedagogëve, artistëve, dhe rinisë për të mos lejuar nëpërkëmbjen dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre.

/Ora News.tv/