Kryetari i  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka ka kërkuar përjashtim nga TVSH-ja të profesioneve të lira.

Nikolin Jaka tha në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave se “Ulja e pragut të TVSH 2 mln do të rrisë  informalitetin”. Ai kërkoi gjithashtu se tatimi për pagat deri në 35 mijë lekë të jetë zero.

Kryetari i  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, tha se taksa për shtëpinë e parë të jete zero dhe të paguajnë ata që kanë më shumë se një banesë

Deklaratat e Nikolin Jakës u bënë në Komisionin e Ekonomisë ku diskutohet paketa fiskale me grupet e interesit.

/Ora News.tv/