Një 31 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga njësia operacionale kundër drogës në Parioli të Italisë nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve në zonë, policia vuri re shqiptarin me një qëndrim të dyshimtë, duke folur me disa qytetarë të kombësisë nigeriane. Në këtë mënyrë, hetuesit vendosën të ndiqnin lëvizjet,të cilat përfunduan në Prenestina. Aty, shqiptari erdhi me një çantë duke e tërhequr.

Në atë moment, policia vendosi të merrte nën kontroll situatën; brenda bagazhit u gjetën 4 kg marihuanë e ndarë në disa pako dhe e mbështjellë me letër celefon.

31 vjeçarit shqiptar iu vendosën prangat duke e çuar në qelitë e paraburgimit. Policia po kryen hetime të mëtejshme për të zbardhur një rrjet të mundshëm të drogës.

/Ora News.tv/