Nič: Këmbimi i territoreve - hapi i parë drejt një Shqipërie më të madhe

Nič: Këmbimi i territoreve - hapi i parë drejt një

Nëse fillon loja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk nuk do të përfundojë këtu, thekson në intervistë me Deutsche Wellen, eksperti i shoqatës gjermane, DGAP

"Nuk është puna te korrigjimi i kufijve. Unë besoj se është një çështje komplekse. Është iluzion të mendosh se do të kemi vetëm një këmbim të vogël territoresh. Është e kuptueshme që është shumë tërheqëse në këtë pjesë të vogël të Ballkanit, kur kemi parasysh Kosovën e Veriut dhe Preshevën, por nuk do të mbarojë aty. Do të jetë një hap prapa që do të fillojë në Mitrovicë dhe të nesërmen do të ketë një ndarje të madhe të Bosnjë-Hercegovinës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë. Dhe ka shqetësime edhe për negociata dhe marrëveshje paralele mes Prishtinës dhe Tiranës. Pra, me fjalë të tjera, në një periudhë kohe afatgjatë ky këmbim territoresh mbi baza etnike shihet si një hap drejt një Shqipërie më të madhe." u shpreh Milan Nič

Eksperti thotë se Berlini është i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini

"Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës."

EMISIONET