Astrit Patozi tha mbrëmë ke Fevzo, "Unë nuk kam qenë kurrë ushtar i bindur. . ."

Jo, ushtarë i bindur nuk ka qenë kurrë Astrit Patozi. Patozi ka qenë një skllav i bindur i Berishës dhe nuk ka pasur asnjë influence dhe asnjë akt të tij për 20 vjet në PD, por vetëm ka shërbyer si mikrofon i Berishës. Ky njeri nuk mbahet mend për asgje edhe pse ka qenë për tetë vjet nën/kryetar i PD-së.

Kurrë nuk arriti të krijoj Patozi një figurë të veten dhe personalitet dhe individualitet të tij për 20 vjet që kishte në dispozicion si kryeredaktor i RD-së dhe deputet e nënkryetar i PD-së megjithë instrumentet dhe fuqinë e një partie nga pas.

Me Bindjen Demokratike tregoj se Jago-Lakejt provincial lindin dhe mbeten të tillë përjetsisht dhe antipatik në shoqëri edhe si kur ti venë kurorë mbretërore behen vetëm objekte kllouneske të neverisë.

Injoranca tij arriti kulmin kur quajti largimin e disa deputetëve nga PD, jashtë listave për deputet ku mes tyre ishte dhe Patozi si Masakra Tivarit. Qesharak

Në qoftë se ka përfituar ndokush nga partitokracia si grumbullim të paaftesh dhe njerëzve pa personalitet ne këtë sistem politik të postkomunizmit shqiptar në shërbim të shefit, kryetarit dhe jo ideve, principeve dhe moralit, ky është Astrit Patozi. PD-ja dhe politika shqipëtare sot po korr atë çka mbolli, ngritjen e Patozëve.

(Shënim: Qëndrimet e shprehura në shkrimet e rubrikës Opinion, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një vijë editoriale të RTV Ora)

 
 

/Ora News.tv/