Ngrihen 3 grupe pune për shpronësimet tek Unaza e Re

Ngrihen  3 grupe pune për shpronësimet tek Unaza e Re

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ngritur grupet e punës që do të bëjnë vlerësimin për shpronësimet në Unazën e Madhe, Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.

Në vendimin e firmosur nga drejtori Afrim Qendro, ngrihen tre grupe pune me gjithsej 27 anëtarë.

Detyrat e këtyre grupeve është të kryejnë matjet dhe vlerësimet e të gjitha pasurive që preken nga projekti i zbatimit, kryerja e të gjitha korrespondencave me institucionet shtetërore dhe marrjen e dokumentacionit që nevojiten për plotësimin e kërkesës për shpronësim.

Në një nga pikat, thuhet se dorëzimi i kërkesave për shpronësim kryehen brenda muajit dhjetor.


Grupet e punës për shpronësimet tek Unaza e Re


EMISIONET