Ngricat “mbyllin” shkollat në Korçë e Kukës

Ngricat “mbyllin” shkollat në Korçë e Kukës

Parashikimi se e marta do të jetë dita më e ftohtë e vitit  me temperatura që pritet të zbresin deri në 14 gradë nën zero, ka detyruar drejtoritë arsimore të pezullojnë mësimin në zonat e thella të Korçës e Kukësit. Ndërsa shkollat e tjera mund të zhvillojnë mësim me orë të reduktuara.

Me temperaturat nën zero dhe parashikimet se e marta do të jetë dita më e ftohtë e vitit kanë bërë që Drejtoria Arsimore e Korçës të pezullojë mësimin në shkollat e zonave rurale.

Në shkollat e qytetit orët e mësimit do të bëhen të reduktuara, ashtu si gjatë ditës së hënë.

Drejtuesit e arsimit në Korçë thonë se janë marrë të gjitha masat për furnizimin e shkollave me lëndë djegëse, por nga ana tjetër nxënësit thanë në shkolla mungoi ngrohja

Edhe në Kukës, shkollat në fshatrat e thella malorë nuk zhvilluan mësim as këtë të hënë, ndërsa ata të qytetit bënë orë të reduktuara.

Bashkia e Kukësit thotë se ka garantuar lëndën drusore për ngrohje në të gjitha shkollat, ku edhe sipas raportimeve nuk ka problematika.

EMISIONET