Një automjet Fuoristradë ka dalë nga rruga duke përfundar në një kanal. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në rrugën nacionale Sarandë-Gjirokastër.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Ndërsa shkak i aksidentit është bërë rruga me ngrica. Gjithashtu në këtë aks rrugor ka vështirësi edhe nga mungesa e sinjalistikave.

/Ora News.tv/