Tirana vazhdon të marshoj drejt titullit të parë kampion në Kategorinë e Parë.

Bardheblutë morën një fitore komode 3 me 1, ndaj një kundërshtari si Tomori që vinte në këtë sfidë si skuadra e tretë më e mirë në Grupin B.

Të besuarit e Ze Maria nuk diskutuan për asnjë moment fitoren. Më i mirë i këtij takimi ishte padyshim Ngoo që realizoi dy herë brënda fraksionit të parë të lojës.

Fillimisht afrikani shfrytëzoi një 11 metërsh për të kaluar në avantazh vendasit, ndërsa në minutën e 36-të realizoi dhe golin e dytë. Gjashtë minuta më parë Tomori kishte barazuar me anë të Kopaçi.

Në 45 minutëshin e dytë, Greca thelloi avantazhin pasi realizoi nga 11 metërshi.

Pas javës së 15-të, Tirana rënditet në vendin e parë në kuotën e 40 pikëve, e ndjekur nga Bylis me 10-të pikë më pak, por me një ndeshje për të zhvilluar. Ndërkohë Tërbuni mban vendin e 3-të me 23 pikë.

/Ora News.tv/