Festa e Pashkëve Katolike ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të ngjeshi takimet e javës së 30-të në Kategorinë Superiore. Kështu, këtë fundjavë, 4 ndeshjet e programuara do të luhen të shtunën  e 20 prillit.

Ajo që bie në sy është fakti që të gjithë takimet do të luhen në të njëjtin orar, ora 17:00.

Në javën e 30-të të Superligës, Kastrioti do të mas forcat me kryesuesit e Partizanit. Laçi do të presi në shtëpi kampionët në fuqi të Skënderbeut, ndërkohë që Kukësi do të jetë mysafir i Tiranës. Ndërkohë në stadiumin “Flamurtari” vendasit do të presin Luftëtarin e ringjallur nga dora e Julian Ahmataj.

Skuadra e privilegjuar këtë fundjavë është Teuta. Të besuarit e Bledi Shkëmbit do të marrin 3 pikë pa djersë, pasi do ndeshen me Kamzën e përjashtuar nga Komisioni i Disiplinës.

/Ora News.tv/