Avokati, Spartak Ngjela, deklaroi në studion e RTV Ora se votoi në zgjedhjet vendore, të cilat u mbajtën të dielën e 30 qershorit.

Ngjela: Patjetër votova, si nuk votova.

I pyetur nëse ju duk normale që shumica e bashkive kishin vetëm një kandidat në garë, Ngjela pati këtë përgjigje:

Ngjela: Ai ishte një dëm që e solli opozita.I hoqën me dhunë nga zgjedhjet apo ikën vetë? Ikën dhe e lanë shoqërinë të papërfaqësuar, bënë gabim. Po thua që është tirani, duhet me çdo kusht të jesh në parlament.Ta zëmë se është tirani.Unë jam 20 deputetë këtu se nuk më ka lënë tirania. Por ti duhet ti shpjegosh popullit që është tirani, jo brigadave tua partiake. Mund të bindësh jashtë parlamentit? Jo. Pastaj ne kemi dhe arbitra ndërkombëtarë, nuk e pranojnë.Intencioni i tyre është banal.  

Nuk bën njeri revolucion për interesin tënd dhe nuk ngrihen në revolucion nga partitë politike,  vetëm bolshevizmi e ka bërë këtë. E pe si e bënë studentët?Revolucioni ngrihet nga mllefi popullor.E di çfarë quaj masive unë? 50 mijë veta në Korçë, 40 mijë veta në Elbasan, 100 mijë veta në Tiranë, 30 mijë veta në Vlorë, vetëm ashtu rrëzohet. Ndryshe nuk ka rrëzim. Vala popullore nuk ngrihet nga njerëz që kanë ardhur nga pushteti dhe janë rrëzuar si të korruptuar. Nuk mund të ndodhë sado që jemi shoqëri e prapambetur.

Duke kritikuar djegien e mandateve nga opozita zyrtare, Ngjela flet me superlativa për opozitën e re.

Ngjela: Tani nuk kanë as tribunë, ku do të mbrohen.Le që nuk dinin të mbroheshin në parlament, flisnin kot.Gjëra pa asnjë vlerë. Është më mirë kjo opozitë se ata. Ata nuk artikulonin mirë.

Beti Njuma: Ju pëlqen më shumë opozita me Kujtim Gjuzin sesa…?

Ngjela: Përjashtimi nuk rrëzon rregullin. Ka njerëz shumë të aftë atje.Ata artikulohen politikisht, nuk artikuloi opozita politikisht. Ngriheshin, iknin nga parlamenti, ktheheshin. Ata që kam parë unë (nga opozita e re) flasin shumë mirë.

E teksa PD dhe opozita akuzojnë për manipulim të zgjedhjeve dhe mbushje të kutive nga komisionerët, Ngjela ka vetëm një sugjerim:

Ngjela: Çfarë më duhen mua, ik në gjykata. Provat i nxjerr gjykata.


/Ora News.tv/