Prej ditësh Presidenti, Ilir Meta, ka nisur një fushatë kontestimi ndaj reformës në drejtësi, duke e pagëzuar si Ramaformë.

Avokati, Spartak Ngjela, ka tezën e tij se pse e sulmon Meta, teksa shton se Presidentin nuk e shkarkon dot Parlamenti.

Ngjela: Është i prekur sepse ka prona të pajustifikuara.Për gjërat që njihen botërisht nuk ka nevojë të provohen.Pallate, budallëqe. Nuk është parti elektorale, është parti monetare.Ta zëmë se të gjithë këto mund të jenë mite.Tani do të shkojë para Gjykatës Kushtetuese, kot lodhet. Beteja legale është i vetmi mjet për të të ruajtur personalitetin.  Unë e kam aplikuar me tigra, këta janë kafshë barëngrënëse. Me tigra, ama ruajta personalitetin tim.I thashë dhe ish-ministrit të Brendshëm shko dhe bëj betejë legale dhe shkoi.Bravo i qoftë!Le të bëjë betejën legale. 

Do të përplaseni me një gjykatë, të gjithë politikanët do të përplasen me një gjykatë, pse tremben? Tek një gjykatë do të shkosh, jo në gijotinë. Pse tremben?Mbrohu, merr avokat të madh. Çfarë të keqe ka të shkosh në gjykatë.Nuk rrëzohet me vota Presidenti, votat e parlamentit nëpërmjet vendimit të komisionit të hetimit do ta çojnë te Gjykata Kushtetuese. Parlamentin nuk e lejon ligji.Nuk shkon dot në Kushtetuese pa 2/3 e parlamentit, 2/3 e parlamentit e çojnë në Gjykatë Kushtetuese.

I pyetur nëse mazhoranca i ka edhe votat e opoziës së re për shkarkimin e Presidentit, ai thotë:

Ngjela: Kjo politikë është. Nuk e di por nuk mund ta ndalojnë dot. Opozita e re nuk është e pavarur në kuptimin ndërkombëtar. Nuk është e Ramës, por nuk është as e opozitës së dalë nga parlamenti, të paktën 90% të tyre.

Për RTV Ora, Ngjela thotë se asnjë politikan nuk do ti shpëtojë përballjes me drejtësinë dhe pse nuk i sheh në burg. Maksimumi thotë ai, do tu merret pasuria.

Ngjela: Është kusht i tyre vendimtar.Pas hekurave nuk e di, nën akuzë po. Nuk më intereson fare nëse x ka bërë apo nuk ka bërë krim, ka apo nuk ka prova.Është proces të provuari gjykata. Të shkojnë dhe të bëjnë betejë ligjore. Do shkojnë përpara në gjykatë, nëse nuk mbrohen dot do të tërhiqen.Do të marrin atë ndëshkim, se mos do të jetë ndëshkim i madh. Do tu merren pronat, do të ikin nga politika, por pse po dëmtojnë Shqipërinë. Po të ishte në kohën e rilindasve të shkretë, që të ishtë kusht të shkonin në proces gjyqësor mjafton të njihej Shqipëria, do të kishin shkuar me dëshirë në burg se e donin Shqipërinë. 

Nuk i pranojnë këta, kush bën sikur nuk e kupton është gabim deri tani, ta kuptojë. Ata e mbajnë mazhoramncën se pa mazhorancë nuk ka vota. Perëndimi është institucion i votës. Mazhorancën e kanë mbajtur dhe mazhoranca nuk i ka luajtur.Kërcënimin më të madh e dha Ruçi, kryetari i Kuvendit.Bravo i qoftë!Ne na mbajnë refugjatët, shqiptarët i shpëtoi nga uria pjesa e Shqipërisë që iku jashtë dhe bën dy punë në ditë, punon 12-13 orë në ditë.

/Ora News.tv/