Poznani i Polonisë ishte stacioni i radhës që kryeministri shqiptar Edi Rama e shfrytëzoi për të lobuar për hapjen e negociatave, duke u shprehur dhe optimist për tetorin.

Por avokati, Spartak Ngjela, thotë se BE nuk nuk do të bëjë as një hap para me Shqipërinë pa luftuar korrupsionin.

Ngjela: Po vuajmë korrupsionin, as media nuk do ta kuptojë, as shoqëria dhe le më pastaj politika që e ka tmerr.Në këtë nivel korrupsioni që është Shqipëria ata nuk mund të të pranojnë. Duhet të japësh shenja që ti po godet korrupsionin, shenja e parë që u dha është eleminimi i gjyqtarëve. Mund të ketë vend në botë që 60% e gjyqtarëve pa mbaruar akoma vettingu kanë ikur si të korruptuar?

Ngjela thotë se qytetarët duhet të ushtronin më shumë presion ndaj politikanëve për ta shtyrë përpara këtë reformë, por janë indiferent.

Ngjela: Politika nuk ka vetting, se nuk e lë Kushtetuta.Ka Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme që pritet të dalin këto ditë. Nëse ti nuk e ke nxjerrë reformën nuk mund të jesh optimist se do të shkosh në BE. Nëse duan të frenojnë reformën dhe e kanë për interesin e tyre atëherë janë kundër interesit kombëtar.Të gjithë thonë bëni reformë në drejtësi, t'ju fusim. Duhet të ngriheshin njerëzit me sfurqe dhe ti detyronin të bënin reformën në drejtësi, nuk po e bëjnë.

/Ora News.tv/