Pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe avokat Spartak Ngjela.

Teksa citon arysen e dorëheqjes së tij, në një postim në facebook, Ngjela shkruan se nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, i cili jep dorëheqjen për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës.

Postimi i Ngjelës: 

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: "këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës".

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

/Ora News.tv/