Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk jep dorëheqjen sepse nuk e lejojnë ndërkombëtarët.

Spartak Ngjela: Ne kemi kërkuar të hyjmë në Perëndim. Perëndimi thotë ne nuk e njohim këtë lloj politike që jep dorëheqjen dhe Rama nuk e jep se nuk e lenë ata. Rama po të japë dorëheqjen për 40 ditë do bëhen zgjedhje. Është në dëm të Shqipërisë, nuk e lënë ndërkombëtarët. 

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, Ngjela bëri edhe një parashikim, kur tha se në 2021 Rama nuk fiton dot. Ndërsa tha se zgjedhjet do t'i fitojë e djathta moderne.

Spartak Ngjela: Duhet të humbasë mazhoranca në parlament që të  krijohet qeveria teknike. Është rrugë e gabuar, nuk fitojnë asgjë. Perëndimorëve më duket se i konvenoi kjo, politikisht ju konvenoi sepse shpejtohet reforma. Këta do ta ndalonin reformën, do ta pengonin. Do bashkohet Rama me këta apo nuk do bashkohet kjo është një çështje që do ta shikojmë. Por nuk ka fuqi të bashkohet me ta. Çfarë i ka humbur Ramës? Ramës i ka humbur mundësia për të qenë lider. Rama rrinte vetëm për faktin se ishte e keqja më e vogël në raport me Saliun, tani  që iku Saliu kjo është e keqja më e madhe. Nuk fiton dot zgjedhje më. Në 2021 e ka tepër të vështirë të fitojë zgjedhje. Do ketë filluar reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi do ketë hequr shumë të korruptuar majtas e djathtas, do ketë bërë goditje djathtas. Do ta marrë e djathta reale pushtetin, nuk e merr më dot pushtetin. E keqja më e madhe do jetë ky, dhe Perëndimi do përkrahë të djathtën moderne, jo këta, këta nuk janë të djathtë. 

Avokat Spartak Ngjela thotë se zyrtari i BE, Christian Danielsson takoi prokuroren e  përgjithshme të përkohshme dhe e gjithë kjo për ti bërë presion politikës.

Spartak Ngjela: Takoi Prokurorën e Përgjithshme, takoi komisionin e emërimit të gjytqarëve. Presion Berishës dhe kompani. Tha edhe diçka tjetër. Deklaroi që reformën e bëjmë ne. Reforma ka ecur përpara, reforma do shkojë deri në fund.

/Ora News.tv/