Ngjela optimist për hapjen e negociatave: Berlini dhe Uashingtoni janë me Shqipërinë

Ngjela optimist për hapjen e negociatave: Berlini dhe Uashingtoni janë

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqipërisë me 26 shtator dhe në horizont tashmë kanë dalë 9 kushte nga Gjermania, Spartak Ngjela është optimist.

Ngjela: Të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën.Legjitimitetin e zgjedhjeve nuk e nxjerr dot nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Legjitimitetin jo në kuptimin e datës, data nuk lëviz, 30 qershori është.Legjitimiteti i zgjedhjeve në kuptimin nëse ka pasur apo jo probleme zgjedhore. Dëgjoni kur të thotë Venecia se dekreti i rrëzimit të zgjedhjeve është akt administrativ absolutisht i pavlefshëm.

I ftuar në RTV Ora, Ngjela ndan bindjen se me dy fuqi të mëdha si Gjermania dhe SHBA-së që sipas tij janë në favor të Shqipërisë për interesin e gjeopolitikës së tyre, Shqipëria do të bëjë përpara për integrimin në BE.

Ngjela: Ka dy fuqi të mëdha që janë me Shqipërinë. Është Uashingoni dhe Berlini. Janë terësisht me Shqipërinë. Nuk mund të punojnë dot më për gjeopolitikën e tyre me ortodoksinë e Ballkanit Perëndimor. Më shumë e mbrojnë interesin kombëtar sot partnerët e huaj ndërkomëbtar sesa klasa politike shqiptare.


EMISIONET