Ngjela: Opozita duhet të ndryshojë lidership, nuk e pranon politika perëndimore

Ngjela: Opozita duhet të ndryshojë lidership, nuk e pranon politika

Avokat Spartak Ngjela tha se opozita duhet të ndryshojë lidershipin. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit, ai tha se kjo datë nuk duhej të prekej.  

Ngjela: Janë në traumë psikike, politike me traumë sepse nuk i përkrahu populli. Ishte gabim i rëndë dhe tani janë në gjendje shumë të rëndë psikologjike. Nuk kanë ide! Ata duhet të ndryshojnë lidershipin, ata kanë lidership që nuk e pranon politika perëndimore, si mund të ecin? Në Moskë do shkojnë këta?! Ata nuk i ka pranuar as Uashingtoni dhe as Berlini. Dështuan në zgjedhje, ç'ju duhej atyre që të iknin nga Parlamenti dhe mos hynin në zgjedhje. Analitika e lartë perëndimore e pa 30 qershorin si gurin që do mbajë shtetin. Nuk kishte lidhje fare me zgjedhjet, ka lidhje me shtetin. 30 qershori është pranuar si ditë zgjedhje. Nëse ka parregullësi ka gjykata që e rregullojnë. Këtu nuk duhej prekur 30 qershori. 3 sekonda e mbajtën Ramën, donte të prekte 30 qershorin, e nxorën jashtë. Prishej shteti!

Nuk bëhen revolucione në botën e NATO-s. Ata i hynë një rruge të gabuar në kuptimin politik, sepse halli i tyre nuk zgjidhej ashtu, zgjidhej me avokat.

EMISIONET