Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi shkarkimin e kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Ngjela tha se Shqipëria është një shtet i grabitur mes politikës dhe drejtësisë, ndërsa thekson se një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen.

Spartak Ngjela: Është brenda normave të ligjit. E kapi ligji do iki. E kapi ligji, ligji është censurë, censura është reformë. Nuk e ka justifikuar pronën do iki. Duhet ta kishin parashikuar këtë gjë. 

Beti Njuma: A është e rëndë për shqiptarët që kreu i Gjykatës së Lartë të ketë pasuri të pajustifikuara?

Spartak Ngjela: E rëndë është, por kështu kanë qenë të gjithë.  Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen. Ky ishte një shtet që është grabitur midis politikës edhe drejtësisë.  Pushteti gjyqësor nuk prekte gjyqësorin. Njëri shiste drejtësinë, tjetri vidhte popullin. Do vijë e kundërta, piramida ishte kështu do kthehet kështu. Nëse nuk ka pushtet të pavarur dhe të rreptë, shteti vidhet. Kjo që ka ndodhur në Shqipëri është një banditizëm i paparë ndonjëherë.

Ngjela thote se reforma eshte ne rruge të mbarë dhe vlerëson se dhe parlamenti është në rrugë të mbarë.

Spartak Ngjela: "Kjo është një reformë që duhet të shpëtojë Shqipërinë. Reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë. Asnjeri nuk shpëton nëse vazhdon me këtë ritëm. O do të mbanit korrupsionin ose do të duronit vonesën. Këta ishin bisha. Mund të kenë lënë çështje shumë të mëdha vetëm nga korrupsioni.

 Parlamentin e mori reforma ishte me antireformën brenda. Antireforma iku me marrëzinë e saj dhe shpëtoi shoqërinë. Gjithë vonesa është bërë nga ish-opozita. Sa ka ardhur opozita e re po mbarojnë të gjithë, ishte sukses shumë i madh largimi i tyre"

/Ora News.tv/