Avokati Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë" në Ora News thotë se Shqipëria është tradhtuar nga politikanët e vet, ndërsa sqaron se pse politikanët shqiptarë kanë frikë nga Greqia.

Ngjela: "Shqipëria ka pasur një fatkeqësi të madhe në historinë e vet. 60% të krerëve kanë shitur interesin kombëtarë. Hajdutë. Para shtetit shqiptar. Pas shtetit janë shumë. Shqipëria deri në '81 nuk kishte folur për kosovarët. Nuk ekzistonte. 

Kanë frikë. Nga se? Prej pushtetit. Të rrëzon ai, në një mënyrë ose në një tjetër. Nuk është çështja që sot nuk dihet në qarqet ndërkombëtare në BE se ç'është Greqia. Nuk është e rastit që dalin dokumente pro Shqipërisë në analet ndërkombëtare. Mos harroni, Vatikani nuk i ka shpërthyer dokumentet akoma. Është influenca e politikës amerikane që të dalin dokumente të tilla.

Merkel i tha Tsipras që ke 1 mijë fshatra shqiptarë. Për sa i përket Çamërisë, Çamëria është çështje shumë e madhe. Ka pasur edhe një kryeministër Pangallos, por edhe ky Pangallosi është shqiptar. Nga Puka."


/Ora News.tv/