Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin "360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Kryeministri Rama nuk ka forcë që të arrestojë kryebashkiakun Vangjush Dako.

Ngjela: Nuk më duket mua se ka një ndërhyrje kryeministrore për të shpëtuar Dakon. Po të qe kryeministri kaq i fortë, arrestonte opozitën, pse të arrestonte të tijët. Këtu po marrim premisën se Rama drejton gjithçka. Kur qenka kaq i fortë pse nuk areston opozitën sepse i ka pa imunitet. Nuk ka forcë gjë zotëri. Nuk drejton ai reformë në Drejtësi, por e bën që të thonë ata që e drejton ky.


/Ora News.tv/