Avokati Spartak Ngjela duke se ka një qëndrim kundës sa i përkët zhdekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në ironi të theksuar Ngjela i kërkon Metës të zhdekretojë edhe Këshillin e Ministrave meqe e ka dekretuar edhe atë vetë, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm.

Postimi i Ngjelës: 

Meta na dha të drejtën për të qeshur...

Ore, ky Meta... derisa zhdekretoi ditën e zgjedhjeve, të bëhet akoma më trim, dhe të zhdekretojë edhe Këshillin e Ministrave aktual. Edhe Këshillin e Ministrave po vetë e ka dekretuar.

E dini pse? Sepse, hyn që hyn në burg për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, le të zhdeketojë dhe qeverinë aktuale, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm. Kështu do jetë më rehat...

/Ora News.tv/