Ngjela: Grupi i malavitës ka ikur, “peshqit e mëdhenj” janë kapur, thjesht pritet anija

Ngjela: Grupi i malavitës ka ikur, “peshqit e mëdhenj”

I ftuar në “360 Gradë” të Artur Zhejit, avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të thellë të situatës politike në vend. Gjatë emisionit ku ishin të ftuar edhe gazetarët Anduena Llabani, Bledian Koka dhe Denis Dyrnjaja, Ngjela tha se politika shqiptare ishte vënë nën presionin e ndërkombëtarëve për tu "vetëpastruar".

Avokati po ashtu dha disa shpjegime krejtësisht origjinale të situatës politike në vend. Sipas tij, pasi qenë të detyruar të arrin në kompromis Rama dhe Basha kishin në plan të bashkëqeverisnin, për këtë arsye sipas avokatit kryeministri nuk iu gëzua fitores elektorale me 74 vota.

Ngjela: Pasi bëri marrëveshjen me 6 ministra, priti të mos merrte 71. U mërzit shumë pse mori 74 vota. Kërkoi të vazhdonte me PD-në dhe nuk mundej sepse nuk e lejonin krerët e vjetër të PS-së.

Avokati po ashtu ishte i ashpër me qëndrimin e deritanishëm të policisë, duke thënë se ardhja e FBI-së kishte bërë që të këputeshin tashmë lidhjet e grupeve kriminale me policinë. Ngjela theksoi se tashmë ata që ai i quajtur grupe të malavitës kishin ikur nga vendi, të paktën në tre qytete.

Ngjela: Për malavita nuk ikte nga vendi? Dhe tani ka marrë arratinë. Nuk e ke këtu, në tre qytete për të mos përmendur emra. Sepse e ka ndjerë ose ka marrë informacion se këtu nuk e mbron më policia. 

Më tej ai këmbënguli se Rama duhej të largohej. "Rama s'mund të jetë më kryeministër",  tha Ngjela ai shtoi se vendi duhet të ketë një qeveri antikorrupsion.

Rama: Reforma në drejtësi në momentet që është e gjitha e formuluar, Rama nuk mund të jetë më kryeministër. Pse? Sepse fillon hetimi. Hetimi mund ta nxjerrë të pastër, por nuk mund të jetë kryeministër. Duke qenë kryeministër nën hetim nuk e lë Kushtetuta. Sapo të fillojë Kushtetuta, kryeministër, këta qeveritarë nuk mund të jenë më. 

Përndryshe nga pjesa tjetër e të ftuarve në studio Ngjela tha se ai besonte që reforma në drejtësi do sillte edhe fundin e "peshqve të mëdhenj". "peshqit e mëdhenj janë kapur.

Ngjela: Peshqit e mëdhenj janë kapur, thjesht do të vijë anija në breg. 

Avokati ironizoi kryeministrin duke thënë se atij i dukej vetja diktatorë.

Ngjela: Edhe Berisha nuk bëhet dot tiran, nuk krijon dot frikë. Berisha tentoi të krijonte frikë por jo ndonjë gjë të madhe. Rama nuk tenton të shkaktojë frikë. Nuk ka seriozitet intelektiv. Ai i thotë medias kazan. Është një nonsens. E mendon veten që ka forcën e një diktatori pa pasur atë forcë.



EMISIONET