Avokat Spartak Ngjela thotë se zyrtari i BE, Christian Danielsson takoi prokuroren e  përgjithshme të përkohshme dhe e gjithë kjo për ti bërë presion politikës.

Spartak Ngjela: Takoi Prokurorën e Përgjithshme, takoi komisionin e emërimit të gjytqarëve. Presion Berishës dhe kompani. Tha edhe diçka tjetër. Deklaroi që reformën e bëjmë ne. Reforma ka ecur përpara, reforma do shkojë deri në fund.

Beti Njuma: Çfarë presioni mund ti bëjë drejtësia politikës?

Spartak Ngjela: Nuk i bën drejtësia politikës presion, por ai erdhi dhe ju tha këtyre, që nuk keni asgjë. Ju keni ikur se keni frikë nga reforma në drejtësi. Ai tha se nëse ju e kryeni reformën në drejtësi hapen dyert e Evropës. 

Ai e tha sot, edhe prokurorët, edhe gjyqtarët edhe ata që do vijnë janë tanët. Ne do bëjmë reformën në drejtësi, në momentin që ju e mbaroni reformën në drejtësi në do ju fusim në Evropë.

/Ora News.tv/