Ngacmuan seksualisht kalimtaren e i publikuan videon në internet, 4 të arrestuar

Ngacmuan seksualisht kalimtaren e i publikuan videon në internet, 4 të

Policia ka arrestuar katër burra me akuzën se kanë ngacmuar seksualisht një grua dhe kanë publikuar më pas videon e incidentit në mediat sociale.

Video tregon 7 burra që sulmojnë një grua në një rrugë publike në lagjen Jahanabad, në shtetin lindor indian të Bihar.

Policia tha për BBC se kanë nisur kërkimet për arrestim e 3 burrave të tjerë.

Hetimi mbi rastin nisi vetëm pasi video u bë virale në internet.

Në video shihen burrat që ngacmojnë seksualisht burrat ndërsa ajo i lutet që ta lënë të largohet.

Nuk është ende e qartë nëse incidenti ndodhi të shtunën apo të dielën si edhe gruaja  në video nuk është identifikuar ende.

Policia por përpiqet që ta gjejë për të marrë më shumë detaje mbi atë se çfarë mund ti ketë ndodhur.

Vëmendja e policisë mbi dhunën seksuale në Indi është rritur që nga përdhunimi në grup dhe vrasje e një studenti në një autobus në Delhi.

Por sulmet seksuale të dhunshme ndaj grave dhe fëmijëve vazhdojnë të raportohen në të gjithë vendin.

EMISIONET