Nga Unaza e re dhe zgjerimi i Lanës, tek Bulevardi i ri, ja frontet e punës së Veliajt për 4 vitet e ardhshme

Nga Unaza e re dhe zgjerimi i Lanës, tek Bulevardi i ri, ja frontet e

Bulevardi "Zogu i Parë", nga sheshi "Skënderbej" deri tek "ish-stacioni i Trenit" do të kthehet në një zonë komerciale moderne. Ky është një ndër projektet e Bashkisë së Tiranës në 4 vitet e ardhshme që u prezantua nga Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Ekonomik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi në mbledhjen e Këshillit Ekonomik disa prej projekteve infrastrukturore që pritet të ndikojnë në ekonominë e qytetit.

Bulevardi "Zogu i Parë" nga sheshi "Skënderbej" deri tek "ish-stacioni i Trenit" do të kthehet në një zonë komerciale moderne.

Veliaj: “Duam ta kthejmë në një distrikt shopping-u, kjo është arsyeja pse duam të fillojmë investimin, që mos të dallojë cilësia nga sheshi “Skënderbej” deri te Bulevardi i Ri, ku ka qenë stacioni i trenit. Tirana ka shumë atraksione në qendër, por nuk ka mjaftueshëm hapësira këmbësore, ku ti bën shooping-un dhe kalon kohë, ke të gjithë restorantet. Duam që i gjithë “Zogu i I” të kthehet në një hapësirë të tillë komerciale, tërheqëse. Kush është në ato linja biznesi, si restorantet apo dyqanet e modës, do t’ju këshilloja sa s’ka filluar investimi, ky është momenti ideal për të investuar tek Zogu i I, duke qenë se duam ta punojmë me një cilësi të jashtëzakonshme atë investim. Në fakt, o do ta bëjmë siç duhet, që të jetë aty 100 vjet, ose nuk do të bëjmë më arna në këtë qytet.”

Një nga planet e Bashkisë Tiranë për katër vitet e ardhshme është edhe krijimi i tregut agro-ushqimor pranë Lundrës, që sipas Veliajt do të t`i japë fund monopolit dhe do të ofrojë për qytetarët produkte me çmime të ulëta.

Në vijim të fushatës për zgjedhjet vendore,Velaj zhvilloi një takim me një familje në Laprakë, të cilës katër vite më parë i premtoi rikonstruksionin e rrugëve.

Në mbyllje të mandatit të parë si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj u rikthye në shtëpinë e familjes Duzha, por kësaj here me të gjitha premtimet e mbajtura.






EMISIONET