Nga Sajmiri tek Fatmiri dhe Gjergj Zefi ne mes!

Nga Sajmiri tek Fatmiri dhe Gjergj Zefi ne mes!

Dje ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa në një intervistë ka thënë që ka pronarë mediash që financohen nga krimi dhe janë bërë palë me krimin.

Atëherë le të ndihmojmë ministrin. Është një portal z. Ministër që quhet “Pamfleti”. Ky Pamfleti z. Ministër ka 3 pronarë. Dmth 3 veta që përgjigjen për të. E di. Është pak e komplikuar , por më lejo të ta shpjegoj.

Z.Ministër duhet ta dini që financimet për këtë portal thuhet dhe dihet botërisht që i dha paraardhësi juaj në detyrë, Sajmir Tahiri. Ai që akuzohet per trafik ndërkombëtar droge.

Ai që kishte emëruar gjithe ato drejtorët e policisë nëpër qarqe që juve i shkarkuat nga i pari tek i fundit. Se çfarë bëri Sajmiri me kanabizimin dhe trafikimin e drogës s'po e zgjas se ju e dini më mirë.

Pra Sajmiri dha lekët për këtë portal. Gjergji del poshtë e përpjetë dhe thotë që është pronari ndërkohë me letra figuron pronar i biri i Gjergjit.


Dhe ky portal z.Ministër ka kohë që vjell vrer. Sulmon burra dhe gra. Bisnesmenë dhe politikanë. Të shkurtër e të gjatë, të shëndoshë e të dobët. Të gjitha sulme të neveritshme me dy motive. Për t’i bërë qokën pronarit të lekëve, Sajmirit dmth dhe për të kap ndonjë lek babai i djalit pronar, pronari tjetër Gjergji dmth.

Keni nje foto të Gjergjit në gjykatën e Tiranës aty ku vazhdon procesi gjyqsor ndaj tij për shpifje në dëm të Ylli Ndroqit.

Nuk është aspak e bukur të shohësh këdo në dyert e gjykatave dhe prokurorive por me Gjergjin ndryshon puna.

Pasi mori borxhe nga veriu në jug dhe ndërroi adresa banimi nga lindja në perëndim, pasi hapi dhe mbylli bisnese, pasi u fsheh në miq e shokë kur e kerkonin dhe në fund i tradhëtoi dhe ata që e strehuan, pasi hapi një portal me ca lekë që e di mirë se nga i erdhën, pasi mban punonjës me presione për të realizuar tema të ndryshme për interesin e vet, është momenti që Gjergji të përgjigjet.

Pra z. ministër. Ja ku është një media që e ke të ndërthurur politikë-krim-media.

“Pamfleti” është karikatura më e pastër e asaj që ofron tregu mediatik shqiptar. Një kobure politike, financuar me para të ndyra për të bërë qoka dhe gjoba në emër të dy prej 3 pronareve. Se i treti është i vogël dhe ska lidhje me këto muhabete.

P.S Gjergj, shkon që shkon në gjykatë, herë tjetër merr me vete dhe dokumentet e “Pamfletit”. Letrat e kam fjalën për dokumente financiare, bilance, pasqyra e çdo gjë tjetër për të faktuar dhe sqaruar burimin e këtyre lekëve.

Më vjen keq që limitet e tua kapërcejnë dhe tët bir të cilin e fut në valle të tilla për të regjistruar bisnese në kurriz të vet pa ditur asgjë nga dallaveret dhe në sikletet që mund ta fusë baba vet.

Ti ose ndonjë miku yt do habiteni se përse unë harxhoj herë pas here kohë nga e imja për të shkruar për ty. E thjeshtë Gjergj.

Kam hyrë në  gazetari me një stil tjetër nga i yti. Jam grisur dhe rrahur në emër të misionit të cilin e dashuroja. Por ma neveritët Gjergj. Ti dhe ca të tjerë si ty, edhe si gazetarë edhe si pronarë.

Ti kalove limite dhe morale. Ti kapërceve nga gazetaria në vjellje dhe përmjerje. Dhe kjo është ndarja e madhe që kam unë me një si ty dhe të garantoj o 1/3 e pronarëve të Pamfletit që 2/3 e pronarëve, ti dhe Sajmiri dmth do më dëgjoni duke bërë pyetjen: “A do na e sqaroni ndonjëherë këtë punën e lekëve të “Pamfletit”??

EMISIONET