Emisioni "360 gradë"  i gazetarit të njohur Artur Zheji, rikthehet sot në televizionin Ora News. Polemikë, reflektim, investigim, debat, të vërteta të fshehura dhe të pathëna. Emisioni do të transmetohet çdo të martë dhe të enjte ora 21:00. Emisionet e Zhejit, shquhen per debatin e fortë dhe temat e mprehta politike dhe sociale, të cilat vendosin në fokus ngjarjet më të rëndësishme dhe ngërçet e pazgjidhura të shoqërisë shqiptare. Zheji, gazetar që mbërrin audience të lartë, ka pothuajse 20 vjet që është i pranishëm në ekranet shqiptare më të rëndësishme, si analist dhe si drejtues emisionesh. Zheji rikthehet në televizionin Ora News, çdo të Martë dhe të Enjte, në orën 21.00, me formatin e tij të veçantë Tv “360grade”, që është edhe emisioni i tij i përhershëm   /Oranews.tv/ 

/Ora News.tv/