Të gjitha borxhet e prapambetura për shkak të rimbursimit të TVSH-së ndaj fasonëve do të zerohen në fund të qershorit. Gjatë një vizite në një biznes fason, Ministrja e Financave Anila Denaj bëri me dije se pas korrikut do të ketë një stabilizim të pagesave për rimbursim.

14.9 miliardë lekë detyrime që shteti u ka mbetur fasonëve, grumbulluesve dhe eksportuesve do të zerohen në fund të qershorit.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, e bëri me dije nisjen e rimbursimit të TVSH gjatë një vizite në një biznes fason.

Sipas saj gjatë korrikut parashikohet që të ketë një stabilizim të pagesave të rimbursimeve.

Denaj: Në këto 5 muaj ne kemi paguar 12 milionë dollarë më shumë se sa 5 muajt e vitit 2018 dhe besoj se deri në fund të qershorit do të kemi mbyllur të gjithë vonesat për fasonët, për grumbulluesit dhe eksportuesit, në një prioritet që i dhamë me pagesat e TVSH-së për secilën nga këto industri dhe për të gjithë bizneset të monitoruar dhe nga niveli qëndror ministrisë.

Vetëm në vetëm në muajt e parë të vitit 2019 janë paguar afro 12 milion dollarë, apo 28 për qind më shumë rimbursime se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

/Ora News.tv/