Në moshën 70-vjeçare ajo punonte 20 orë në ditë në një spital për të përmbushur nevojat e saj. Dhe tani në moshën 75-vjeçare Choi Soon-hwa është bërë një yll i pasarelave dhe modele në Korenë e Jugut.

Ajo është një nga pak të moshuarit që janë bërë të famshëm në median sociale dhe në botën e modës, në një vend ku konflikti mes gjeneratave po rritet ndërsa popullata plaket.

“Unë mendoj se të bërë këtë punë që kam sot, në këtë moshë, është një mrekulli,”-tha Choi.

Dhe tani është modelja më e vjetër profesioniste në Jug dhe sfidoi në pasarelën e Javës së Modës në Seul.

Por kjo është shumë larg jetës që ajo bënte vetëm pak vite më parë, ku punonte si punonjëse e thjeshtë kujdesi, e detyruar të qëndronte në spital me turne të gjata për shtatë ditë të javës.

“E kisha të vështirë madje të haja drekën. Stresi ishte shkatërrues,”-shtoi modelja.

Rreth 45 përqind e të moshuarve në Korenë e Jugut jetojnë në varfëri dhe vendi ka një nga rrjetet më të dobëta të sigurisë sociale mes vendeve të zhvilluara.

Rastësisht, Choi kishte parë një reklamë televizive për modele të moshuara dhe e kishte parë këtë si një mundësi për të bërë një ndryshim. Ajo madje u regjistrua në shkollë modelingu dhe u zgjodh nga një agjenci për të debutuar në pasarelë.




/Ora News.tv/