"Diplomë në Shqipëri por punësim jashtë vendit". Kjo është motoja që po ndjekin mjekët e rinj që prej kohës kur diploma e tyre njihet edhe në vendet europiane.

Nga 240 mjekë të diplomuar këtë vit, më shumë se 100 prej tyre duan të largohen jashtë vendit.

Fatmir Brahimaj: "Kanë kërkuar çertifikatën e Sjelljes së Mirë që është një dokument që bën pjesë në praktikën e dokumentacionit kur shkojnë jashtë për tu punësuar apo specializuar. Nuk e di si mund të gjendet një çels i artë që ta frenojë këtë."

Sipas presidentit të Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj kushtet për të ushtruar më mirë profesionin jashtë vendit janë shkaku pse mjekët e rinj largohen. Megjithatë ai shoi se ka mjekë të huaj që vijnë të punojnë në Shqipëri.

Fatmir Brahimaj: "Janë regjistruar 35 mjekë të huaj. Kryesisht janë vendet fqinje, italiane, grekë, maqedonas, turq, sirianë."

Largimi i bluzave të bardha nga Shqipëria ka detyruar edhe Minsitrinë  e Shëndetësisë të marrë masa për frenimin e fenomenit.

Ministrja Manastirliu tha se janë marrë masa me rritjen e pagave, stimujve financiare dhe përmirësimin e kushteve në spitale.

Orgeta Manastirliu: "Buxheti i vitit 2019 do të rrisë pagat me 7% për personelin mjeksor, infermieror. 2.5 milionë lekë plus rrogën janë incentiva që ne i kemi vendosur tashmë dhe i kemi kthyer ne programe."

Çdo vit nga Shqipëria largohen rreth 150 mjekë ndërsa në Gjermani në vitet e fundit janë punësuar 520 mjekë shqiptarë.

 

/Ora News.tv/