Nga 1 marsi nis ulja e çmimeve për barnat e rimbursueshme

Nga 1 marsi nis ulja e çmimeve për barnat e rimbursueshme

Çmimet e barnave të rimbursueshme do të pësojnë ulje rreth 5 % prej datës 1 mars 2019. Vendimi është marrë në  mbledhjen e të mërkurës në këshillin e ministrave. 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të rritet numri i qytetarëve, të siguruar apo të pasiguruar, fëmijë apo të moshuar, persona me aftësi të kufizuar apo në ndihmë ekonomike, që do të trajtohen falas nga skema e rimbursimit të barnave.

Manastirliu: Vendimi i Qeverisë për indeksimin e indeksimin e çmimeve për barnat e listës së rimbursueshme do të ketë një efekt kursimi të fondeve buxhetore, prej 7.5 mln dollarë, të cilat do të përdoren për zgjerimin e listës së barnave falas.

Sipas Manastirliut, në sajë të politikave të qeverisë për mbulimin universal, përfitojnë barnat e rimbursueshme pa pagesë 498 mijë qytetarë, përfshirë edhe të pasiguruarit. Por, ky vendim është parë me dyshim nga farmacistët, të cilët thanë se kërkonin më tepër kohë për të zëvendësuar mallin stok që kanë.

EMISIONET