Nezar Seiti nuk është më në qeli, me byzylyk jeton në Sicili

Nezar Seiti nuk është më në qeli, me byzylyk jeton në

Burime të Ora News konfirmojnë se Nezar Seiti, i konsideruar financieri i bandës së Habilajve prej ditës së djeshme ndodhet në arrest shtëpiak.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Katanias e ka pajisur Nezar Seiti me byzylykun elektronik për kontrollin në distancë të tij, duke vënë në zbatim vendimin e marrë pak kohë më parë për lehtësimin e masës së arrestimit të tij me burg.

Kjo masë është marrë pas konsiderimit të një roli dytësor të Nezar Seitaj në bandën e Habilajve 

Nezar Seiti aktualisht ndodhet pranë familjes së tij që jeton në rajonin e Sicilisë e konfirmon për Ora News, avokati Maurizio Catalano. 

Banda "Habilaj" u shaktërrua në 14 tetor të 2017 pas ekzekutimit të operacionit "Rosa dei Venti" i cili vuri në pranga 15 shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik droge e armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë rreth 20 milionë euro.

Nesër në 26 shtator pritet të zhvillohet seanca e dytë gjyqësore e grupit të Habilajve e sipas burime të Ora News Nezar Seiti do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

EMISIONET